Connect with us

Kosova

BE-ja mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një element të domosdoshëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një reagim,  institucionet evropiane kanë theksuar se Beogradi duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm ndaj parimeve dhe vlerave të BE-së, përmes reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Parlamenti Evropian.

Në të njëjtin reagim, PE ka nënvizuar edhe nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi, duke i konsideruar ato një hap të rëndësishëm për kapërcimin e krizës politike që ka përfshirë vendin.

Sipas Parlamentit Evropian, garantimi i një procesi zgjedhor demokratik mbetet një nga faktorët kryesorë për rikthimin e besimit qytetar dhe stabilitetin politik në Serbi.

 

Advertisement