Connect with us

Shkrime

‘Bythecët e PD, servile të pështirë, i lëpihen me turne Berishës për një karrige të qelbur’

Nga Muslim Murrizi

Partia Demokratike duhet ta mbështesë fort dhe publikisht protestën, duke propozuar në Parlament si nisma ligjore të gjitha kërkesat legjitime të protestuesve, nga referendumi, ndryshimi i Kodit Zgjedhor bastard e deri tek abrogimi i të gjitha ligjeve hajdute për investitorët strategjikë, zonat e mbrojtura, “Shqipëria 1 Euro” e deri tek Paketa e Maleve që u shërben vetëm halleve.

Partia Demokratike nuk duhet të ngelë “peng” i një grushti bythec deputetësh servilë të pështirë që prej vitesh bëjnë pazar me Ramën për një karrige të qelbur në Parlament.

Partia Demokratike duhet të kërkojë ndjesë publike sa më shpejt për pazarin e pistë të prillit 2008, që vrau sovranitetin e votës së shqiptarëve dhe ngriti në sistem autokracinë, duke zëvendësuar demokracinë me kryetarokracinë.

Partia Demokratike duhet të kërkojë ndjesë publike sa nuk është vonë për pazarin e qelbur të korrikut 2024, kur bashkoi votat me Ramën për të mbyllur përsëri listat për deputetë për hatër të disa Gazrave, Oerdeve e kompani dhe një grushti vemjesh që kanë frikë votën e qytetarëve.

Partia Demokratike duhet ta mbështesë protestën fort edhe në kërkesën më politike të kësaj proteste për t’u ofruar mundësinë shqiptarëve që të shkulin nga rrënjët këtë sistem politik kalbësirë e të kapur në çdo hallkë edhe nëse ka kosto për veten e saj.

Shqipëria është shumë më e madhe se PD dhe çdo parti tjetër politike që nëpërmjet lojërave dhe pazareve të ndyra mes palëve mbajnë peng Shqipërinë prej pesë palë zgjedhjesh, duke zëvendësuar të zgjedhurit e qytetarëve me disa servilë të qelbur të kryetarëve të partive.

Kjo protestë duhet lexuar jo vetëm si revoltë qytetare ndaj arrogancës dhe babëzisë së pushtetit absolut të Ramës në 13 vite dhe zgjim i nervit qytetar ndaj vjedhjeve galopante, por edhe si mllef e mosbesim ndaj çdo pazari që opozita në këto 13 vite ka bërë me pushtetin për interesa të një grushti njerëzish pa moral, pa dinjitet, pa karakter e pa këllqe për t’u përballur me qytetarët e që kanë frikë nga vota e qytetarëve.

Kjo protestë teorikisht dhe formalisht është kundër qeverisë dhe pushtetit 13-vjeçar të Ramës, por faktikisht është një protestë që për një muaj rresht ka zëvendësuar opozitën, pra Partinë Demokratike, nëse mendojmë dhe besojmë që në ballë të kundërshtimit të qeverisë duhet të jetë opozita.

Partia Demokratike duhet të ndryshojë jo vetëm qasjen ndaj qytetarëve, por urgjentisht edhe “surratin” me të cilin prezantohet te qytetarët, se ndryshe për çdo ditë që kalon sfumohet, zvogëlohet dhe shtohet mosbesimi dhe dyshimi se opozita është palë me pushtetin.

Nuk ka më fatkeqësi për çdo opozitë kur urrejtja e qytetarëve gati është e barabartë si për pushtetin.

Kjo është vrasje e shpresës dhe mungesë e theksuar besimi.

Partia Demokratike me datë 1 korrik ka zgjedhjet për kupolën e saj drejtuese dhe nëse përpiqet të ruajë “ekuilibrat” bosh duke ruajtur të njëjtën “fytyrë” në këtë kupolë politike ose përpiqet të zëvendësojë disa vemje pa peshë me disa debilë funksionalë politikë për të kënaqur interesat apo orekset e grupeve të vogla të shoqërisë së vjetër me idenë se po “ndryshon”, do të bëjë një vetëvrasje tjetër politike shumë më të rëndë se djegia e mandateve, falja e bashkive apo 8 janari 2022, ku “pro” amerikanët e Lulit dhe Gazit me kompani blinduan dyert dhe rrahën me shkopinj e helmuan me gaz demokratët që do hanin bar sipas fundërrinës Yuri Kim, pronarja e dy anijeve rrangallë nga Bangladeshi që u kanë vjedhur shqiptarëve mbi 100 milionë euro.

Partia Demokratike nuk duhet të jetë strehë për butakët që lepihen me turne ndaj kujtdo kryetari, dje Bashës e sot Berishës, vetëm për një karrige të qelbur.

Partia Demokratike duhet të bëjë opozitë reale ndaj çdo afere korruptive dhe ndaj kujtdo oligarku e jo selektive sipas ngrohjes së xhepave të atyre që mendojnë se përfaqësojnë opozitën, se ndryshe kjo protestë apo çdo protestë tjetër më fort se sa pushtetin do “kafshojë” opozitën.

Kushdo që mendon se është opozitar dhe nuk ka frikë nga qytetarët dhe vota e tyre duhet të jetë në protestë dhe pro të gjitha kërkesave të kësaj proteste.

Unë e di mirë si çdo shqiptar që çdo zgjidhje vjen nga zgjedhjet dhe zgjedhjet duhet të jenë “pronë” vetëm e qytetarëve me votën e tyre.

Çdo pazar tjetër i pistë apo akrobaci politike për të prishur këtë rregull bazë të demokracisë do të marrë një përgjigje drastike në zgjedhjet e radhës, kurdo që ato të jenë, sa që do të habiten të gjithë “baballarët” dhe “mamallarët” e pseudoreformave të ndyra të këtyre 20 viteve “bashkëjetesë” mes palaçove që ua kanë shitur shqiptarëve si “bashkëpunim” për Shqipërinë.

E di që do mërziten jo pak lëpirës dhe kërmij politikë, por as ma ndjen fare, se “fatkeqësisht” koha më ka dhënë të drejtë në çdo qëndrim timin në këto 10 vite edhe pse në momentin kur kam mbajtur qëndrim jam parë e gjykuar si “armik”.

Të shprehësh atë që ndjen dhe të thuash një realitet që mendon se është i vërtetë është ushqimi më i mirë për të rritur e shumuar “armiq” ndaj vetes, por unë kam “paguar” dhe do të “paguaj” me qejf koston e lirisë time.

Në komunizëm kush fliste fshehurazi dënohej hapur, në këtë mender demokraci kush flet hapur dënohet fshehurazi.

Qentë pothuajse janë të njëjtë, por kanë ndryshuar “stilin” e kafshimit.

……………

Nxirri emrat, doktor, para mbledhjes. Nuk t’i “vret” kush. Rri pa merak. Vetëm po i “vrau” lopa, se tren nuk ka më.

Partia Demokratike ka thirrur të mërkurën, datë 15 korrik, mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të zgjedhur sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Sipas statutit, kandidatët i propozon kryetari i partisë ose 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Normalisht, Berisha duhet t’i propozojë qysh sot ose, maksimalja, nesër kandidatët, që secili anëtar i Këshillit Kombëtar të njihet me kandidaturat përpara se të shkojë për të votuar.

Po ashtu, secili kandidat duhet të ketë të drejtë të lobojë e të bëjë fushatë për vota minimalisht 24 orë, se nuk di çfarë “sekreti” ka që duhet të lexohen emrat në mbledhje, siç ndodhi me kandidatët për anëtar Kryesie, ku nga 60 të propozuar shumica e Këshillit Kombëtar nuk njihte më shumë se 10-15 emra.

Madje, e them me bindje që as vetë Berisha nuk ka njohur më shumë se 20 veta. Të tjerët ia kanë dhënë eunukët që e rrethojnë.

Flas për anëtarë të Këshillit Kombëtar që nuk urdhërohen me SMS në grup, se për ata që marrin porosi apo orientim vote me WhatsApp nuk besoj që ka problem të dinë se kush është kandidat apo kë të votojnë, se ua japin porosinë “padrinot” që i mbajnë në “tutelë”.

Këshilli Kombëtar i PD-së duhet të diskutojë e të mbajë një qëndrim të hapur publik e politik për kërkesat e protestës, që në themel të tyre kanë shkuljen nga rrënjët të sistemit të qelbur e të kalbur politik të instaluar në Shqipëri nga pazari i pistë i prillit të vitit 2008.

Nëse hesht për këtë problem dhe bën sikur është dakord me protestën, kjo është një hipokrizi që mendojmë se po ua hedhim demokratëve dhe qytetarëve, por në fakt po ia fusim prej pesë palë zgjedhjesh (2009, 2013, 2017, 2021, 2025) vetëm vetes.

Kur them po ia fusim vetes, po them që po ua fusim demokratëve me shpirt, duke i lënë prej 16 vitesh në opozitë e nën represaljen e një pushteti bastard, se mos më keqkuptojnë disa që nuk lënë gjë pa bërë për të ruajtur një mandat të qelbur deputeti e që mund të “kënaqen” shumë nga e futmja.

Kjo kategori, në fakt, nuk është në opozitë, por në komoditetin e një pushteti hibrid dhe kjo kategori nuk duhet të jetë kurrë më pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, sepse janë të “ngopur”, duke u mbingarkuar me disa funksione si deputet pa u votuar as në primare e as nga qytetarët, se janë në listën e mbyllur; anëtar Kryesie pa u votuar, se hyjnë për pozicionet që kanë në Kuvend dhe grupin parlamentar; drejtues politik në qarqe pa u votuar nga askush, por të emëruar me lobim; drejtues komisionesh në Parlament me ngritje dore të PS-së dhe PD-së.

E çfarë nevoje ka PD-ja apo një opozitë normale funksionale për të mbajtur në kupolën e saj drejtuese njerëz të pavotuar ose njerëz që kanë frikë votën si djalli temjanin?

Kur kam thënë se kjo protestë “kafshon” më shumë opozitën se sa pushtetin, kam shprehur një shqetësim që vemjet politike, të katapultuara pa votë, ndoshta nuk e shohin ose e shohin, por nuk e ndjejnë, sa kohë që ruajnë një mandat të qelbur pa kokërr vote dhe pa asnjë detyrim moral, politik dhe njerëzor ndaj qytetarëve opozitarë, sepse në fushatën e 11 majit nuk takuan askënd.

Dhe këtë “risi” të moshës mesatare, doktor, që Këshilli Kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç, na e kurse si “arritje”, se mosha është kriter “suksesi” vetëm në sport dhe shtëpi publike, por kurrë në politikë.

Politika ka nevojë për individë me karakter, me moral dhe jo hajdutë apo pazarlinj me pushtetin, për njerëz që nuk tremben nga vota dhe që kanë impakt pozitiv te votuesit, që marrin vota, se e vetmja “njësi matëse” në politikë është sa vota merr, pra sa të votojnë qytetarët, jo çfarë datëlindjeje ke.

Politika ka nevojë për njerëz me stof politik dhe njerëz që nuk ua kthejnë kurrë shpinën votuesve pasi rehatohen në Parlament.

Mund ta mbushësh Kryesinë, sekretariatet apo Këshillin Kombëtar sa të duash me anonimë politikë, por kjo nuk është kurrë ripërtëritje, sepse në politikë ripërtëritja vjen vetëm nga vota e qytetarëve dhe me një garë reale e të hapur, pa SMS, WhatsApp e pa orientim për të pasur lëpirës apo servilë që nuk i hyjnë në punë as dreqit e që nuk i njeh askush në hyrje, pallat, qytet apo fshat.

Politika është përfaqësim, kurajë, ndershmëri dhe dinjitet, jo servilizëm, lëpirje apo nënshtrim.

Nëse duam që ripërtëritja të mos na kthehet në ripërtypje, duhet që PD-ja të shohë realitetin në sy dhe të shkulë nga vetja “parazitë” politikë vegjetues, duke luftuar fort që të shkulë nga rrënjët edhe sistemin bastard politik të prillit 2008, që ka shërbyer si moçal për të rritur minj politikë.

Ndryshe ripërtëritja kthehet në ripërtypje dhe nga ripërtypja vjen “vjellja” qytetare.

Vetëm mirë do t’i bëhet PD-së po të mos ketë më në Kryesinë e vogël këta që janë aty prej vitit 2021 e që kanë bërë disa herë “rrafshat” politike sipas interesave të momentit e që në pesë vite kanë dëshmuar dështim, sidomos si drejtues politikë qarqesh në fushatën e 11 majit 2025.

Vetëm mirë do t’i bëhet PD-së që të mos promovojë më në poste drejtuese dallkaukë e debilë funksionalë politikë vetëm e vetëm se presin gjithë ditën në oborrin e PD-së me fotograf nga pas që t’i japin dorën Berishës kur vjen apo ikën nga zyra.

Koha e këllirave duhet të marrë fund, ose ndryshe do të fundosemi të gjithë për hatër të një grushti eunukësh.

Nxirri emrat, doktor, para mbledhjes. Nuk t’i “vret” kush. Rri pa merak. Vetëm po i “vrau” lopa, se tren nuk ka më.

Mund të kesh funksione sa të duash, por në politikë i vetmi funksion që u shërben qytetarëve është sa vota merr.

Të tjerat, si mosha, seksi, gjatësia e trupit, ngjyra e flokëve apo pëlqimi që kanë të huajt për dikë, janë dokrra që në 36 vite u ka dalë boja e që nuk i ha më askush.

Ndjesë kush mërzitet nga ky postim, por nuk ma ndjen fare, ama fare, për këdo që mërzitet, se nuk bëj kurrë “pazar” me lirinë time dhe kam paguar e do të paguaj me qejf koston e lirisë time.

Advertisement