Kronike
Plagosja në Fushë-Krujë, gjendet thika, arrestohet autori-Emri
Ka rënë në prangat e Policisë autori i dyshuar i plagosjes së 22-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Grumbullimi të Fushë-Krujës.
Burime bëjnë të ditur se autori i dyshuar është Riza Miri, të cilit gjatë arrestimit i është gjetur edhe thika me të cilën kreu aktin kriminal.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal, që degradoi në përdorimin e thikës. 22-vjeçari i plagosur u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.