Connect with us

Aktualitet

FRYMA E RE NE PD/ GJITHE EMERIMET DHE POSTET

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.

Siç pritej, Flamur Noka është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, pasi mori 184 vota, kundrejt 84 votave të rivalit të tij, Saimir Korreshi.

Në drejtimin e partisë mbeten edhe Gazment Bardhi si kryetar i grupit parlamentar dhe Agron Gjekmarkaj si nënkryetar.

Tre nënkryetarët e rinj të zgjedhur janë Belind Këlliçi, i cili fitoi përballë Luçiano Boçit me 177 vota ndaj 113, Nikola Kedhi, i zgjedhur me 174 vota përballë Jonathan Panos me 101 vota, si dhe Erisa Bajaziti, e cila mori 193 vota, duke lënë pas Besa Manajn me 69 vota.

Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu drejtuesit e sekretariateve të reja të partisë. Klevis Balliu u zgjodh Sekretar Organizativ, Andi Mustafaj Sekretar për Burimet Njerëzore, Marash Logu Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, ndërsa Viola Kapedani do të drejtojë Sekretariatin për Marrëdhëniet me Publikun.

Në drejtimin e sekretariateve u zgjodhën gjithashtu Eva Metaj për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile, Fjoralba Dizdari për Integrimin Evropian, Ethem Aga për Emigracionin dhe Diasporën, Etion Kapedani për Digjitalizimin, Gentian Kaprata për Infrastrukturën dhe Territorin, Endira Bushati për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit, Franc Nuri për të Drejtat e Njeriut, Shkëlqim Lepenica për të Përndjekurit Politikë, Ylli Asllani për Pushtetin Lokal dhe Erges Eskiu për Aksionin Qytetar.

Ndërkohë, në Komisionin e Apelimit u zgjodhën Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.

Berisha e cilësoi këtë një ditë të rëndësishme për PD-në, duke theksuar se procesi i ripërtëritjes do të jetë i vazhdueshëm.

I pyetur nëse ky ekip e bën Partinë Demokratike gati për të qenë fituese në zgjedhjet e ardhshme, kreu i PD-së u shpreh se struktura e re është më e mira që ka pasur ndonjëherë kjo forcë politike.

Lidhur me kritikat brenda partisë se procesi i ripërtëritjes nuk ka prekur të gjitha nivelet drejtuese, Berisha tha se çdo anëtar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, ndërsa theksoi se zgjedhjet janë zhvilluar me votim të fshehtë dhe me dy kandidatura.

Sa i takon ndryshimeve të mundshme te drejtuesit politikë në qarqe, Berisha tha se procesi do të vijojë gradualisht

Rezultatet

Sekretari i Përgjithshëm

Flamur Noka 184 vota

Sajmir Korreshi 84 vota

Nënkryetari nga strukturat

Belind Këlliçi 177 vota

Luçiano Boçi 113 vota

Nënkryetari nga të rinjtë

Xhonatan Pano 101 vota

Nikola Kedhi 174 vota

Nënkryetari nga Diaspora

Besa Manaj 69 vota

Erisa Bajaziti 193 vota

Sekretar Organizativ

Agron Loka 86 vota

Klevis Balliu 197 vota

Sekretar për Dixhitalizimin

Etion Kapedani 192 vota

Renald Rista 61 vota

Sekretar për Burimet Njerëzore

Andi Mustafa 192 vota

Mario Runa 81 vota

Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin

Gentian Kaprata 135 vota

Maksim Kola 129 vota

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

Arlinda Ahmetaj 59 vota

Marash Logu 215 vota

Sekretar për Çështjen e Pronave

Endira Bushati 158 vota

Ledina Mandia 106 vota

Sekretar për Marrëdheniet me Publikun

Denisa Kele 108 vota

Viola Kapedani 131 vota

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Franc Nuri 185 vota

Ledio Nuraj 89 vota

Sekretar për Organizatat Partnere

Eva Metaj 171 vota

Malvina Lika 112 vota

Sekretar për të Përndjekurit Politik

Lorenc Luka 103 vota

Shkëlqim Lepenica 158 vota

Sekretar për Integrimin Europian

Fjoralba Dizdari 172 vota

Silvia Hasaj 107 vota

Sekretar për Pushtetin Vendor

Agron Haxhimali 78 vota

Ylli Asllani 179 vota

Sekretar për Diasporën

Et’hem Aga 209 vota

Petrit Tafaj 43 vota

Sekretar për Aksionin Qytetar

Erges Eskiu 174 vota

Jurgen Spaho 112 vota

Komisioni i Apelimit (5 anëtarët më të votuar)

Adriana Kalaja 238 vota

Besart Logu 163 vota

Shaqir Manjani 143 vota

Suina Asllanaj 112 vota

Gentian Koçi 104 vota

Ankelita Çela 97 vota

Mark Lleshi 94 vota

Lukas Heirdon 84 vota

Arsen Dushku 58 vota

Çajup Shehaj 48 vota

 

Advertisement