Kosova
Nenad Canak: Ministrja serbe Snezana Paunovic është një idiote
Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Canak, në një intervistë ka folur për deklaratën skandaloze të ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila ka thënë e po të ishte sikurse Sllobodan Millosheviqi “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën qysh në vitin 1998”.
Canak ka thënë se “Paunovic është një idiote” dhe sipas tij, qeveria aktuale e Serbisë është simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë në Serbi.
Ai theksoi se kjo ishte e parashikueshme që mund të ndodhte, meqë s’ka pasur asnjëherë gjykim për politikën e Sllobodan Millosheviqit përgjatë viteve 90.
“Është e dukshme që qeveria aktuale në Serbi është një simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe në këtë moment. Kjo ishte e parashikueshme, sepse s’kemi pasur asnjëherë gjykim për politikën kohës së Sllobodan Millosheviqit përgjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Canak.
Politikani dhe aktivisti serb ka thënë se Tribunali i Hagës ka bërë mirë kur ka gjykuar për krime lufte, por thotë se nuk i ka bërë mirë demokracisë në Serbi pasi s’ka bërë ndjekje dhe gjykime edhe për “prapavijën politike të luftës”
“S’ka dritë në fund të tunelit në Serbi në këtë moment”, ka potencuar Canak.