Pinknews
Selin “thumbon” Brikenën pas pyetje së bërë Gertës: Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale
Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emisionin “Top Arena” ishte ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Gerta Kazazi.
Gjatë emisionit, ajo u ftua në rubrikën “Kaq” me Brikenën, ku u përball me disa pyetje që ngjallën reagime në rrjetet sociale.
Brikena riktheu në vëmendje momentet kur të dyja ishin pjesë e shtëpisë së BBVA, duke e pyetur Gertën për bisedat që bënte brenda reality shoë.
“Kam parë disa video që, kur kemi qenë në Big Brother VIP, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani, çfarë flisni për mua?”, ishte pyetja ngacmuese e Brikenës.
Përgjigjja e Gertës ishte e shkurtër, ku ajo theksoi se loja ka përfunduar dhe se për të kanë mbetur vetëm respekti dhe kujtimet e mira.
“Secili ka pasur angazhimet e veta. Gjithmonë mbetet shija e mirë. Edhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, edhe për të gjithë banorët e tjerë, sepse loja ka përfunduar”, tha Greta.
Megjithatë, duket se situata ka marrë një tjetër rrjedhë pas një reagimi në InstaStory nga Selin. Ajo publikoi një shkrim që trajtonte çrregullimin e personalitetit narcisist dhe mënyrat se si mund të ndihmohet një person që vuan nga ky çrregullim.
Por gjithashtu ajo e shoqëroi postimin edhe me një mesazh thumbues, që duket se i drejtohej Brikenës.
“Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale që ato që me humbin ne TV mi nxjerr Zoti ne IG dmth Gjithsesi sharing is caring…” shkruan Selin.
