Connect with us

Sport

Video – Në ditën e falenderimeve Tyson bën këtë gjest…

Mike Tyson kishte diçka shumë speciale në menu për Ditën e Falënderimeve: një tortë të madhe që dukej si koka e kundërshtarit të tij të ardhshëm, Roy Jones Jr.

Në videon 70-sekondëshe të postuara në YouTube, Tyson shihet i veshur me kostum, duke qëndruar në këmbë në krye të tavolinës, ku janë ulur dy nga fëmijët e tij. Me krenari të madhe ai zbulon tortën dhe u thotë fëmijëve se pjesa që i pëlqen më shumë është veshi.

Pasi e ha, Tyson thotë: “Qenka shumë më i mirë sesa veshi i Evander Holyfield”. Videoja përfundon me djalin e Mike Tyson që ia jep qenit pjesën e mbetur të tortës.

Tyson dhe Jones Jr. do të ndeshet të shtunën në Staples Center të Los Angeles, në rikthimin e madh në ring të Majkut të Hekurt./A2

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *