Politike
“O shoku kryetar, Alooo”/ Korreshi debat me Peleshin: Mbaje mendjen në mësim se për ty po flasim
Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë seancës plenare mes deputetit të opozitës Saimir Korreshi dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Përplasja nisi pasi Korreshi kërkoi vëmendjen e kryeparlamentarit gjatë diskutimeve, duke e kritikuar për mënyrën e drejtimit të seancës dhe zbatimin e rregullores.
Peleshi iu përgjigj duke i kërkuar Korreshit të ruante gjuhën dhe etikën institucionale, ndërsa theksoi se Kuvendi nuk është vend për sjellje jashtë rregullave. Korreshi vijoi kritikat ndaj mazhorancës dhe drejtimit të parlamentit, duke deklaruar se deputetët janë aty si përfaqësues të qytetarëve dhe jo si punonjës të qeverisë
Korreshi: E mira është të mbash içik veshin nga salla se nuk po flasim për muret. O shoku kryetar, alo! Alooo. Shoku kryetar.
Peleshi: Shokun kryetar shko edhe takoje aty ku ke shokët! Aty bërtit.
Korreshi: Mbaje mendjen në mësim se për ty po flasim.
Peleshi: Këtu nuk është festivali folklorik. Këtu është seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.
Korreshi: Po ty po të kërkojmë ne.
Peleshi: Atë ty mos ma trego mua se unë nuk të drejtohem ndonjëherë me ti apo me emër.
Korreshi: Shoku kryetar p iu drejtohem juve ju për këtë rregullore. Nëse e keni bërë. E votuat me pompozitet. Se nëse e votuar për letër higjienike ta bënit më të hollë të paktën se na gërric. Po të drejtohem si anëtar i sekretariatit të procedurave.
Na bëni mëngjes orë pilafi dhe na çoni në Komision të Ligjeve sot që ke seancë. I di juve ju këto gjëra që ndodhin në parlament dhe vini këtu e na mallëngjeni shyqyr që erdhët. Nuk jemi punonjësit e tu. Kemi ardhur me votat e atyre që nuk janë me juve ju si kryetar dhe si qeveri.