Connect with us

Aktualitet

Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur brenda një guve

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës.

Familjarët e tij kishin denocuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij,pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të Guvës.

Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.

Trupi i Grymshit është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nështrohet autpsisë mjeko-ligjore.

Advertisement