Politike
Edmond Spaho: Jam ashpër kundër protestës, po dëmtohet integrimi në BE…
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, gjatë një interviste deklaroi se është totalisht kundër protestës, pasi ajo nuk është për hallet e qytetarëve por kundër investimit të familjes Trump në Zvërnec.
Spaho tha se protesta dëmton integrimin e Shqipërisë në BE, ndërkohë që deklaroi se eurodeputetët që e kanë mbështetur protestën dhe kanë folur në sheshin e protesët, janë të majtë “marksistë-leninistë.
Pjesë nga intervista:
Ylli Rakipi: Protesta e qytetarëve është sot në ditën e 51-të. Keni bërë deklarata që dukeni si kundër protestës. Pse?
Edmond Spaho: Jo nuk dukem, jam ashpër kundër protestës, që ditën e parë. Vazhdoj edhe sot me këtë qëndrim. Për mua protesta, ka shumë arsye të protestosh në Shqipëri, Rama duhet të ikte me kohë por e mban në pushtet Berisha, sepse nuk ka opozitë. Vetë protesta nisjen nuk e pati nga shqetësimet e qytetarëve. Nisi me sustë për investimin në Zvërnec. Kam punuar në turizëm për shumë vite dhe them se i di disa gjëra. Mendoj se ky është nga investimet më të mëdha që i është ofruar Shqipërisë. Shqipëria deri sot nuk ka asnjë resort turistik të nivelit të lartë. Më thuaj një emër të një firme ndërkombëtare që operon në Shqipëri.
Ylli Rakipi: Shteti nuk ka dashur vetë.
Edmond Spaho: I ka zhvilluar jo për turizëm por për të shitur apartamente dhe vila.
***
Ylli Rakipi: Thoni se protesta është “neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, anti-trampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kundër integrimit në BE”. Si i bashkon këto ti? Kundër Trumpit dhe integrimit në BE? Se janë edhe pak si kundër këto.
Edmond Spaho: Një nga qëllimet është të anullojë investimet e familjes së Trump. Evropa sorosiste, e majtë, nuk do të jetë Trump…
Ylli Rakipi: Në këto përcaktime tani, nëse protsta është kundër integrimit në BE, si e shpjegoni që ka eurodeputetë që flasin nga sheshi i protestës?
Edmond Spaho: Cilët? Marksistë-leninistët?
Ylli Rakipi: Nëse do na mbushësh mendjen se Donald Trump po bën demokracinë ne botë…
Edmond Spaho: Po them për investimin në Zvërnec.
Ylli Rakipi: Ai, është lëshuar dhëndri kokë e këmbë në Zvërnec. E pe vajzën si tha, e pamë këtë dhe e morëm. Çfarë domethënë kjo?
Edmond Spaho: Është retorikë gazetash.
Ylli Rakipi: E tha vajza e Trumpit këtë.
Edmond Spaho: Edhe sot nuk e kanë marrë, pasi duhet ë paraqesin projektet.
Ylli Rakipi: Parlamenti Europian kaloi rezolutë për të mbrojtur zonat e mbrojtura, një çështje që ka nisur të diskutohet nga protesta.
Edmond Spaho: Kudo ka zona të mbrojtur dhe ndërtohen…
Ylli Rakipi: Thoni është anti trampiste protesta. E ç’të keqe ka? Kur ata vijnë të marrin…
Edmond Spaho: Them është kundër investimit ku i kanë vënë emrin e familjes së Trump.
Ylli Rakipi: Ore ai është aty, dhëndri është brenda 4 miliardëve që kanë dy Sirianët.
Edmond Spaho: Investime të tilla garantojnë pozicionin e Shqipërisë, është e vështirë të hyjë nëpër rrëmujë. Kanë ardhur nga Kosova, nga Tetova. Ç’duan ata këtu? Ç’duan shqiptarët të destabilizojnë një qeveri legjitime?
Ylli Rakipi: Nuk kanë ardhur këtu iranianët, edhe pse dalin fondamentalistët…
Edmond Spaho: Luftën në rrjete sociale e qajnë ata.
Ylli Rakipi: Duhet lexuar si protestë, interesat e tua janë që duhet lexuar. Dy javët e para aty ishin të rinjtë që nuk kanë banesë, apo nuk paguajnë dot qira. U ngritën aty. Ku vazhdonte kjo kaq gjatë po të mos ishte kjo? I ke parë ti protestat e doktorit? Ajo është protestë e vërtetë.
Edmond Spaho: Njerëzit kuptuan se është me keq se e doktorit. Ata thonë do të zgjedhim Kuvend Kombëtar, që do të zgjedhë një qeveri në facebook.
Ylli Rakipi: Nuk janë ata protesta. Ata që vrapojnë aty në ballë nuk janë me këtë Kuvend.
Edmond Spaho: Protesta ka kokë dhe nuk pranon njeri të dalë.
Ylli Rakipi: Ti do një kokë siç u zgjodh koka e doktorit dhe nuk lëviz më?
Edmond Spaho: Si do ta marrësh pushtetin?
Ylli Rakipi: Thonë nuk duam pushtet. Duan të ndërrojë ky establishment.
Edmond Spaho: Si ndërrohet? Duke krijuar parti politike, me zgjedhje. Kjo është maska e atyre që kanë organizuar protestën, shto edhe ata të PS që kanë humbur kolltuqet.
Ylli Rakipi: Nuk di ç’të them, the gjëra të sakta në fillim, tani po më thua gjëra të çuditshme. Unë nuk jam pro mitomanëve, aty janë bashkuar shumë, por ata që dolën…
Edmond Spaho: Ata duan qeveri provizore. Në fund të 2027 ne duhet të mbyllim negociatat. Nëse bëhet qeveri tranzitore, harroje integrimin europian.