Kosova
Rokada e matrioshkës/ Bie qeveria në Serbi, Vuçiç përgatit rikthimin si kryeministër
Serbia mund të hyjë këtë javë në një fazë të re politike. Të hënën, Kuvendi pritet të zhvillojë seancën ku do të shqyrtohet një mocion mosbesimt ndaj qeverisë së kryeministrit Gjuro Macut, një proces që mund t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në prag të seancës, presidenti Aleksandar Vuçiç njoftoi se qeveria do të japë dorëheqjen, ose Kuvendi do të konstatojë se ajo ka humbur shumicën, duke krijuar kushtet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve.
Vuçiç zbuloi edhe planin e tij politik. Ai tha se pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare do të qëndrojë edhe për disa ditë në detyrën e presidentit për të përfunduar angazhimet shtetërore, ndërsa më pas do të japë dorëheqjen dhe do t’i bashkohet fushatës elektorale për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për postin e kryeministrit.
“Do të largohem nga presidenca, do të hip në makinën time dhe do të udhëtoj në të gjithë Serbinë për të kërkuar votën e qytetarëve për mandatin e kryeministrit“, deklaroi Vuçiç.
Presidenti serb theksoi se, megjithëse Kushtetuta do t’i lejonte të zgjidhej kryeministër nga shumica parlamentare pa zgjedhje, ai nuk dëshiron ta marrë këtë detyrë pa një mandat të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Lëvizja vjen në një kohë kur prej muajsh flitet se Vuçiç po përgatit një kalim nga posti i presidentit në drejtimin e qeverisë. Mandati aktual është i dyti dhe i fundit si president, pasi Kushtetuta e Serbisë nuk i lejon të kandidojë për një mandat të tretë radhazi.
Nëse Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit, do të nisë një afat 30-ditor për formimin e një qeverie të re. Nëse kjo nuk ndodh, parlamenti do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje. Nëse mocioni rrëzohet, qeveria do të vazhdojë mandatin e saj, por sipas procedurave ligjore do të mund t’i kërkojë presidentit shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Seanca e së hënës pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme politike në Serbi këtë vit, pasi mund të shënojë nisjen e një rikonfigurimi të pushtetit me Aleksandar Vuçiç që synon të mbetet figura qendrore e politikës serbe, këtë herë në postin e kryeministrit.
…
Kryeministri Edi Rama në takimin e Grupit Parlamentar Socialist, ka deklarauar para deputetëve dhe ministrave se protestat e flamingove në bulevard nuk ishin një sulm ndaj arritjeve të tri mandateve të para, por tregues i pritshmërive më të larta që sot kanë qytetarët shqiptarë.
Kreu i qeverisë theksoi se mësimi i parë që kanë marrë nga protesta është që faktet nuk mjaftojnë më, dhe bulevardi i flamingove s’duhet parë si protestë, por si pasqyrë që shoqëria i vuri përpara qeverisë.
“Po e nis me një episod që mund ta keni dëgjuar, qëlloi në ditët e qershorit, që një kryetar bashkie, shok i yni, më erdhi i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem në lagje. I kam gjetur në llum tha, s’kishin rrugë, trotuare, vetëm gropa, ferra, i bëra me rrugë tha, me trotuar, u vura dhe stola, por janë mosmirënjohës. Ai jemi ne të gjithë, sepse secili prej nesh e ka menduar qoftë edhe një herë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në maj të hundës, në marrëdhënien e punës me popullin. Ka menduar që janë mosmirënjohës. Kjo fjalë është pikënisja e prespektivës së re që na duhet. Në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Dua t’ua them drejt e në sy atyre që protestuan ndaj kryetarit të bashkisë, atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit, atyre që kanë protestuar qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar, ju s’jeni mosmirënjohës por matësi i ri standardeve tona”, tha Rama.
…
Ndryshimi mes dy epokave është bërë i dukshëm nga protesta në bulevard, tha kryeministri Rama. Më parë, në epokën e mungesave, slogani i njerëzve ishte “ka edhe më keq”, në një shoqëri kur shumëçka nuk gjendej. Sot slogani është “ka edhe më mirë” pasi tashmë nuk ka më tolerime për mungesat pasi shërbimet merren të mirëqena.
“Bulevardi i flamingove duhet parë jo si protestë, por pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re që në radhë të parë dhe me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët. Unë pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është epoka e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë dhe gëzohen si fëmija një dhurate. Toleranca ndaj gjërave që mungojnë është shumë e madhe. Deviza ishte ka edhe më keq. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore. Shkolla e re është borxh që kthehet me vonesë. Çdo shërbim merret i mirëqenë dhe asnjë mungesë nuk tolerohet. Shoqëria as nuk e çon më nëpër mend nëse ka edhe më keq. Deviza e kësaj epoke është ka edhe më mirë”, tha Rama.
………….