Connect with us

Kosova

KROACIA RRIT NUMRIN E USHTAREVE NE KOSOVE

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, ka konfirmuar se Kroacia po shqyrton rritjen e numrit të pjesëtarëve të saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-it

“Planifikojmë ta rrisim numrin e ushtarëve kroatë deri në 200, aq sa na lejon vendimi i Parlamentit të Kroacisë”, deklaroi ai

Anusiç shtoi se brenda NATO-s po shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të trupave në KFOR, por theksoi se Kroacia konsideron se stabiliteti i Evropës Juglindore mbetet një nga çështjet kyçe të sigurisë.

“Gjithmonë e theksoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të mbetet fuqishëm e pranishme në këtë rajon”, deklaroi ai.

NATO-ja gjatë muajit qershor bëri të ditur se në vitin e ardhshëm do të bëjë reduktim të pranisë së saj në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s është vendosur në vitin 1999, pas përfundimit të luftës.

Nga rreth 50 mijë trupa sa ishin dislokuar në atë periudhë, aktualisht në Kosovë janë rreth 4 mijë e 600 paqeruajtës të KFOR-it nga shtete të ndryshme.

Advertisement