Kronike
Dy viktima të aksidentit/ Si iu dhanë brenda muajit patentat shqiptare dy egjiptianëve
Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, të cilët ishin punonjës të kompanisë “AlbaBeton”.
Në përplasjen e rëndë mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet konfirmuan se viktimat ishin dy shtetas egjiptianë.
Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist.
Nga informacionet e deritanishme të bën përshtypje se si ky shofer me patentë të marr brenda “1 muaji” voziste një mjet të tonazhit të rëndë.
Por pyetjet që lindin janë:
A e kishte kategorinë e duhur të patentës për mjetin (p.sh. betonierja kërkon kategori përkatëse)?
A ishte patentë të vlefshme?
A kishin dokumentacion të rregullt pune dhe qëndrimi?
Emigracioni masiv i dekadave të fundit e ka shndërruar strukturën demografike të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të siguruara, dy viktimat kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin punësuar pranë kompanisë “AlbaBeton”, e cila ushtron aktivitet në sektorin e ndërtimit.
Nga të dhënat e publikuara në databazën “Open Corporates” rezulton se në strukturën e aksionerëve të kompanisë figurojnë Artan Dulaku, Adrian Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi.