Connect with us

Aktualitet

E diel me temperatura të larta, ja si pritet të jetë moti në të gjithë vendin

Shqipëria do të jetë këtë të diel nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të ditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore, pa ndikuar në kushtet e përgjithshme të motit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, si edhe në zonat luginore, era pritet të forcohet duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet turistike përgjatë bregdetit.

Advertisement