Connect with us

Kronike

Shkaku i atentatit në Milot dyshohet të jetë një divorc, 30-vjeçari u plagos nga ish-kunati

Një konflikt familjar i lidhur me një divorc është pista kryesore ku po përqendrohen hetimet për atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Urës së Milotit.

Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga gazetari Elvis Hila, grupi hetimor po shqyrton mundësinë që ngjarja të ketë ardhur pas një përplasjeje mes autorit të dyshuar dhe 30-vjeçarit që ishte objektiv i sulmit.

Dyshohet se konflikti ka nisur pas ndarjes së 30-vjeçarit nga bashkëshortja e tij, e cila është motra e personit të dyshuar si autor i ngjarjes. Përplasjet mes palëve dyshohet se janë përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin pranë Urës së Milotit, ku sipas policisë, shtetasi Gj. Gj., duke lëvizur me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, i cili drejtohej nga 30-vjeçari M. J., banues në Rubik.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të dëmtuar. I riu që ishte në shënjestër të sulmit ka shpëtuar pa pasoja dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon mbledhjen e provave për të dokumentuar plotësisht rrethanat e atentatit.

Hetuesit po verifikojnë edhe pista të tjera, por konflikti familjar dhe çështjet e lidhura me divorcin mbeten aktualisht në fokusin kryesor të hetimit.

Advertisement