Connect with us

Kronike

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, përplasen dy makina, një i plagosur dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Peqin–Elbasan, pranë qytetit të Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet e para për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

Advertisement