✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Armando Broja duke kërkuar një kontratë/ Skuadra londineze rikthen interesimin për sulmuesin kuqezi

Armando Broja është sërish në radarët e Uest Hemit. Klubi londinez ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe ka nisur bisedimet me Bërnlin për të gjetur një marrëveshje gjatë kësaj merkatoje.

Sipas raportimeve nga Anglia, negociatat janë ende në hapat e parë, por drejtuesit e Uest Hemit po shqyrtojnë edhe mundësinë që në operacion të përfshihet mbrojtësi i talentuar Oli Skarles.

Interesimi i “Çekanëve” për Brojën nuk është i rastësishëm. Klubi e ka ndjekur prej kohësh bomberin kuqezi dhe ka tentuar ta transferojë edhe në merkatot e kaluara, por pa sukses.

Tashmë rrethanat kanë ndryshuar. Uest Hemi do të luajë në Championship në sezonin e ri dhe objektivi kryesor është rikthimi i menjëhershëm në Premier Ligë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit e konsiderojnë Brojën një nga emrat idealë për të udhëhequr repartin ofensiv.

Megjithatë, Uest Hemi nuk është i vetëm në këtë garë. Edhe Lacio vijon të monitorojë situatën e sulmuesit shqiptar dhe mund të bëjë lëvizjen e saj nëse bisedimet mes Uest Hemit dhe Bërnlit nuk arrijnë në një marrëveshje.

Advertisement