✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Lukaku refuzon përgatitjet me Napolin

Sulmuesi 33-vjeçar ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës në kampin përgatitor parasezonal në Castel di Sangro, ndërsa gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Nicolo Schira raportojnë se të dyja palët po punojnë për një ndarje të menjëhershme gjatë këtij muaji.

Raportet mes Lukakut dhe Napolit u përkeqësuan pas një sezoni 2025/26 të mbushur me lëndime.

Situata u tensionua edhe më shumë kur sulmuesi udhëtoi drejt Belgjikës pa lejen e klubit për t’u rikuperuar nga një dëmtim.

Ndërkohë, përfaqësuesit e tij kanë bërë të ditur se ai nuk pranon të ketë rolin e rezervistit pas Rasmus Hojlund.

Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, synon të largojë nga lista e pagave kontratën e majme të Lukakut, i cili përfiton rreth 11 milionë euro në vit.

Napoli kërkon një shumë transferimi mes 7 dhe 10 milionë eurove, në mënyrë që të shmangë humbjet financiare nga shitja e lojtarit.

Klubi amerikan Atlanta United konsiderohet aktualisht favoriti për të siguruar shërbimet e belgut.

Bisedimet për kushtet personale janë në fazën fillestare, ndërsa Lukaku ka dhënë miratimin paraprak për këtë transferim.

Lukaku po ndiqet gjithashtu nga Neë York City, Monaco dhe Ajax.

Advertisement