Connect with us

Rajon

Njerku me origjinë shqiptare abuzon seksualisht të miturën, e kërcënonte se do t’i vriste të afërmit…

Një 41-vjeçar shqiptar do të përballet me drejtësinë në Greqi, pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës 9-vjeçare të bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu është shtetase shqiptare.

Sipas mediave greke, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2023, pasi burri u zhvendos me familjen nga Tyrnavos në një fshat të Almyrosit. Gjatë verës së atij viti, nëna e së miturës shkoi në Shqipëri për shkak të shtatzënisë, ndërsa vajza mbeti nën kujdesin e njerkut.

Sipas dosjes hetimore, 41-vjeçari dyshohet se e detyronte të miturën të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe e kërcënonte që të mos tregonte askënd, duke i thënë se do t’u bënte keq familjarëve të saj. Hetuesit dyshojnë se gjatë kësaj periudhe ai ka kryer abuzim seksual ndaj 9-vjeçares.

Vajza nuk ia kishte rrëfyer nënës së saj ngjarjen për shkak të frikës nga kërcënimet, ndërsa rasti u denoncua më vonë dhe u bë objekt hetimi nga autoritetet greke.

41-vjeçari i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ato nuk janë të vërteta. Çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën Penale të Larisës në muajin tetor.

Advertisement