Politike
“Gratë nuk vjedhin…”, Lutfi Dervishi ironizon me “thëniet”nga Rama
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar duke ndarë në rrjetet sociale disa prej deklaratave të bëra nga përfaqësues të mazhorancës dhe kryeministri Edi Rama.
Dervshi sjell ë vëmendje edhe një thënie të kryeministrit Rama të bër që në mandatin e parë: “Brenda 2022 çështja e ujit të pijshëm 24 orë nuk do të diskutohet më”.
Postimet
“Nuk do të paguajnë asnjë qindarkë qytetarët, do t’i paguajë buxheti.”
“Një individ që merr 140 euro në muaj nuk konsiderohet i varfër.”
“AKSHI, histori suksesi!”
“Buldozerët në Zvërnec po hapnin rrugë për kalimin e komunitetit.”
“Brenda vitit 2022, çështja e ujit të pijshëm 24 orë nuk do të diskutohet më në Shqipëri.”
“Nëse nuk e bën një punë për 8 vjet, ik lëri vendin tjetrit.”
“Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do të ishte rritur ekonomia.”
“Nuk keni parë gjë akoma!”
“Do bëjmë shtet.”
“Me satelitët marrin fund ndërtimet pa leje
“Ka rënë euro se është forcuar leku.”
“Përgjegjësia është individuale.”
“Punë ka, por nuk ka profesionistë.”
“Fajin nuk e ka individi, por sistemi.”
“Zvërneci do të jetë dhuratë për Europën.”
“Do ta fusim Bashkimin Europian në Shqipëri.”
“Me Diellën do ta ndihmojmë Gjermaninë të luftojë korrupsionin.”
“4.2 milionë euro për Kanye West ishin investim.”
“Gratë nuk vjedhin…”
“Vlonjatët do të thonë: banojmë përballë Trump”