Connect with us

Politike

Abilekaj me akuzë të fortë politike: Kryetarët e bashkive bëjnë favore për të blerë vota

Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se debati për reformën territoriale nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te mënyra se si funksionon pushteti vendor dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sipas tij, qytetarët nuk kanë nevojë thjesht për një bashki pranë tyre, por për institucione që ofrojnë shërbime efektive dhe menaxhojnë siç duhet fondet publike.

Abilekaj theksoi se dështimi i pushtetit lokal nuk lidhet domosdoshmërisht me hartën territoriale, por me mungesën e përgjegjshmërisë, kontrollit dhe menaxhimit profesional.

Ai argumentoi se një bashki më e madhe mund të funksionojë më mirë nëse drejtohet me efikasitet, ndërsa një strukturë më e vogël nuk garanton automatikisht shërbime më të mira.

Sipas tij, reforma territoriale duhet të shoqërohet me një debat të thellë për kompetencat e pushtetit vendor, mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve dhe mekanizmat e kontrollit ndaj tyre.

Abilekaj kritikoi gjithashtu përdorimin politik të pushtetit lokal, duke deklaruar se bashkitë nuk duhet të shihen si mjete elektorale, por si institucione shërbimi ndaj qytetarëve.

‘Me heqjen e kompetencave për të gjithë sektorët, dhe me emërimet nga një parti e vetme të kryetarëve të bashkive të cilët nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër përveçse të bëjnë favore për të blerë vota.’, tha ndër të tjera gazetari Enton Abilekaj’. 

Advertisement