Connect with us

Politike

Muslim Murrizit ‘nuk i kapin frenat’:  Fundërrina, mostra të pështira të një sistemi të qelbur

Ish-deputeti dhe analisti politik Muslim Murrizi ka kritikuar ashpër rregulloren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila kufizon praninë e mediave, kamerave dhe pajisjeve elektronike gjatë seancave gjyqësore.

Sipas Murrizit, kufizimi i transparencës në proceset gjyqësore krijon dyshime mbi mënyrën se si zhvillohen procedurat dhe pengon publikun të njihet me faktet e plota të çështjeve me interes të lartë.

Në një reagim të tij, ai pretendon se disa prokurorë dhe struktura të drejtësisë po kërkojnë një ambient më të mbyllur për shkak të dobësive në paraqitjen e provave dhe argumenteve para gjykatave.

Murrizi ka ngritur gjithashtu akuza lidhur me mënyrën se si është trajtuar dosja 184, një nga çështjet më të diskutuara për hetimin e pretendimeve mbi krimin zgjedhor. Ai pretendon se kjo dosje është transferuar mes institucioneve dhe se trajtimi i saj kërkon një hetim të ri mbi përgjegjësitë institucionale.

Sipas tij, nëse ekzistojnë fakte të reja apo prova të bëra publike, prokuroria duhet të veprojë dhe të verifikojë çdo pretendim, pavarësisht se ndaj kujt drejtohet.

“Askush nuk duhet të ketë imunitet përballë ligjit, qoftë prokuror apo gjyqtar”, është mesazhi kryesor i Murrizit, i cili kërkon që institucionet e drejtësisë të jenë të hapura ndaj kontrollit publik.

Deklaratat e tij rikthejnë në qendër të debatit çështjen e transparencës së institucioneve të reja të drejtësisë dhe raportin mes pavarësisë së tyre dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve.

Shkrimi i Plote

Rregullorja e GJKKO-së, që nuk lejon media, kamera, gazetarë apo telefona në seancë gjyqësore, në fakt është një kërkesë e gagaçëve prokurorë, që në paaftësinë e tyre për të paraqitur prova e fakte para gjykatës kërkojnë që seancat të jenë hermetike për të fshehur idiotësinë që në shumicën dërrmuese i karakterizon.

Kanë frikë nga dalja në shesh e të vërtetave që spurdhjak-prokurorët mendojnë t’i fshehin, duke u sjellë me standarde të shumëfishta gjatë hetimeve për fenomene të njëjta e duke kërkuar masa të ndryshme për persona të ndryshëm e vepra penale të njëjta.

Po të keni durim të dëgjoni dy minuta e gjysmë një pjesë nga intervista e mikeshës time, Adriana Kalaja, në një TV, do të kuptoni se kush janë fundërrinat që drejtojnë, punojnë e hetojnë në SPAK si mender prokurorë e paguhen me 10 000 euro në muaj nga taksat e shqiptarëve.

Prokurorë që kanë pasur në hetim dosjen më të bujshme të krimit zgjedhor, dosjen 184, dhe ia kanë kaluar Prokurorisë së Peshkopisë, e cila njëherë e ktheu për moskompetencë, e këta plehra ia dërguan përsëri dhe janë kujdesur pastaj vetë që kjo dosje të mbyllej pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, në këmbim të karrierës së tyre të qelbur në SPAK.

Po të ketë një prokuror me dinjitet në Republikën e Shqipërisë dhe me kurajë qytetare për funksionin që mban, duhet të fillojë menjëherë çështje penale kryesisht nga kjo video, ku znj. Kalaja flet me fakte për përgjimet që janë bërë nga prokurori Gentian Trenova, i cili për këtë dosje u shkarkua nga sistemi nga qelbësirat dhe fundërrinat e vetingut.

Në një shtet ligjor askush nuk ka imunitet, qoftë ky prokuroruc i SPAK-ut apo gjyqtaruc i GJKKO-së.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, çdo prokuror i Shqipërisë është autonom në funksionin e tij dhe mund të nisë çështje penale edhe për kolegët e tij apo gjyqtarët, nëse nuk është i tredhur.

Meqë SPAK-u nuk mund të hetojë veten për konflikt interesi, ftoj çdo prokuror në të 12 prokuroritë e Shqipërisë që nuk është i dhjerë, i tredhur e i kapur, që të nisë hetim për mënyrën se si kjo dosje ka shkuar dy herë në Prokurorinë e Peshkopisë dhe për palaço prokurorin që del në përgjime duke folur me bashkëshortin e prokurores së Peshkopisë për të mbyllur dosjen 184.

Ju fundërrina, që kryefundërrina juaj Kim ju quante heronjtë e fëmijëve tanë, jeni mostra të pështira të këtij sistemi të qelbur të drejtësisë së “re”, që nuk mbroni dot fëmijët dhe familjet tuaja si ordinerë që jeni, jo të jeni shpëtimtarë të fëmijëve të shqiptarëve.

 

Advertisement