Kronike
E rëndë/ Aksident i trefishtë, raportohet për disa persona të lënduar
Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Sarandë-Ksamil.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja ka persona të plagosur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës dhe efektivët e policisë.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë për disa minuta, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.