Connect with us

Kronike

Tragjedi/ Punëtori humb jetën gjatë punës në kantier, dyshimet e para

Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës ndërsa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Ndërkohë po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Advertisement