Bota
Askush nuk është i sigurt në Odessa: Sulmet ruse po paralizojnë portet strategjike të Ukrainës
Përqendrimi i vazhdueshëm ushtarak rus në bregdetin e Detit të Zi po e shndërron Odesën në një qytet ku jeta dhe puna zhvillohen nën kërcënimin e vazhdueshëm të raketave, ndërsa infrastruktura portuale – jetësore për ekonominë ukrainase – vazhdon të jetë një objektiv i bombardimeve .
«Operatori i vinçit, kolegu im, vdiq vetëm pesë metra larg meje… Shoferi mbeti në kabinë. Edhe ai vdiq», kujton Svitlana Halchenko, një menaxhere turni në një magazinë në portin e Odesës, duke përshkruar momentin kur një raketë balistike ruse goditi vendin e saj të punës.
Siç raporton BBC, Svitlana i mbijetoi sulmit, por ende mban shrapnel në trup dhe ecën me vështirësi. Pavarësisht lëndimeve të saj, ajo është rikthyer në punë në një port që dikur ishte një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të Ukrainës, por që tani vepron nën hijen e sulmeve të vazhdueshme.
Rusia ka intensifikuar sulmet përgjatë vijës bregdetare të Detit të Zi të Ukrainës në një përpjekje për të kufizuar lidhjet tregtare të Kievit me tregjet ndërkombëtare. Sulmet kanë dëmtuar infrastrukturën e porteve , anijeve dhe objekteve logjistike, duke krijuar pasoja të rëndësishme për eksportet ukrainase.
Shenjat e bombardimeve janë të dukshme në të gjithë zonën. Ura të djegura, kontejnerë të shkatërruar dhe hyrje pothuajse të zbrazëta në portet e Odessa-s, Chornomorsk-ut dhe Pivdenny-t dëshmojnë për ndikimin e sulmeve në një nga korridoret më strategjike të Ukrainës.
Për banorët e Odesës, kërcënimi nuk është vetëm ekonomik, por edhe njerëzor. Edhe pse përpiqet të ruajë qetësinë gjatë rrëfimit të saj, Svitlana nuk mund ta fshehë dhimbjen për kolegët e saj të humbur dhe pasigurinë që shoqëron çdo ditë pune në një qytet që vazhdon të jetë në vijën e parë të sulmeve ruse.
/TheGeopost