Connect with us

Kronike

Tronditese/ 10 vjecari përplaset nga dy mjete njëra pas tjetrës

Një 10-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë, pasi u përplas nga dy mjete njëri pas tjetrit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i mituri u godit fillimisht nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili rezulton se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Më pas, 10-vjeçari është përplasur edhe nga një automjet i drejtuar nga një 47-vjeçar.

I plagosuri u transportua në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se drejtuesi i automjetit u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por u identifikua më pas dhe po procedohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, drejtuesi i motomjetit është arrestuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement