Pinknews
Nuk ka qetësi për reperin/ Eksploziv te lokali i Noizyt në Durrës
Një sasi e vogël lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit në ambientet e lokalit të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e plazhit në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të lokalit, por nuk ka shpërthyer.
Rrethanat dhe autorësia e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar se si është vendosur lënda eksplozive dhe nëse ngjarja lidhet me ndonjë konflikt të mëparshëm.