Connect with us

Kronike

Tragjike/ Babai përplas për vdekje vajzën e tij 4 vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Ksamil, ku një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga një automjet që drejtohej nga babai i saj.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, ndërsa babai i vajzës ishte duke kryer një manovër me automjetin.

Përplasja ka rezultuar fatale për 4-vjeçaren, e cila ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, babai është shoqëruar në Komisariat, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e dinamikës së ngjarjes dhe përgjegjësive sipas ligjit.

Advertisement