Connect with us

Aktualitet

I kërkuan 20.000 € për letrat e shtëpisë, qytetarja e Vlorës denoncon Kadastrën te politikani italian/ VIDEO

Një qytetare nga Vlora ka denoncuar një situatë skandaloze lidhur në Kadastër lidhur me dokumentet e shtëpisë së saj, ku pretendon se i janë kërkuar 20 mijë euro për përfundimin e procedurave.

Skandali është bërë publik nga koordinatori i Forza Italia për Ballkanin, Lorenzo Grassini Francioli, i cili ka publikuar denoncimin në rrjetet sociale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Francioli pretendon se një qytetare nga Vlora është përballur me një kërkesë prej 20 mijë eurosh për dokumentet e shtëpisë së saj, të ndërtuar, sipas tij, pas rreth 30 vitesh punë në Itali.

Sipas politikanit italian, qytetarja është përpjekur ta denoncojë rastin edhe te një deputet, por pretendon se përgjigjja që ka marrë ka qenë: “Kështu funksionon për të gjithë: paguaj dhe hesht”.

Francioli e ka cilësuar rastin si një shembull të korrupsionit institucional dhe ka bërë thirrje që qytetarët të denoncojnë raste të ngjashme.

“20,000 € për dokumentet për shtëpinë TUAJ, të ndërtuar me tridhjetë vjet punë në Itali. Dhe kur gruaja nga Vlora shkoi te deputetët për ta raportuar, përgjigjja ishte: “Kështu funksionon për të gjithë: paguaj dhe hesht.” Jo ndonjë ndreqës rrugicash, por institucionet. Ky nuk është korrupsion brenda një vendi: është korrupsioni që ka blerë një vend. A keni ndonjë histori? Shkruajeni më poshtë. Do t’i lexoj të gjitha, dhe për ato më seriozet, do ta tregoj fytyrën time sepse e di që shumë prej jush nuk mund ta vënë në rrezik tënden. Mjaft të paguara. Mos heshtni më kurrë”, shkruan ai.

Advertisement