Connect with us

Aktualitet

Humbi jetën sot në Liqenin e Pogradecit, publikohet fotoja e viktimës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Liqenin e Pogradecit, ku 32-vjeçari Kertis Risvani nga Maliqi humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e liqenit.

Trupi i të riut është nxjerrë pas disa minutash kërkimesh dhe më pas është dërguar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Risvani mund të ketë pësuar një problem shëndetësor në momentin kur ka hyrë në kontakt me ujin, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga ekzaminimet përkatëse.

Në momentin e ngjarjes, 32-vjeçari ndodhej në një varkë së bashku me dy persona të tjerë. Ai është futur në ujë për t’u larë, por nuk ka mundur të dalë më prej tij.

Kertis Risvani ishte me origjinë nga Korça dhe jetonte së bashku me nënën dhe motrën e tij në fshatin Libonik të Bashkisë Maliq. Sipas të dhënave, ai ishte i pamartuar.

Familjarët pritet të zhvillojnë në ditët në vijim ceremoninë mortore, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Jetonte me nënën dhe motrën me qira, ja kush është

Advertisement