Connect with us

Aktualitet

Fluks i lartë në portin e Vlorës, mijëra persona mbërrijnë gjatë fundjavës

Muaji gusht ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në Portin e Vlorës, ku gjatë fundjavës janë regjistruar mijëra hyrje përmes pikës së kalimit kufitar.

Sipas të dhënave nga autoritetet portuale, mbi 3 mijë e 500 persona kanë mbërritur në Vlorë gjatë ditëve të fundit, ndërsa fluksi ka vijuar edhe gjatë ditës së hënë.

Drejtori i Portit të Vlorës, Valdet Bello, ka bërë të ditur se fundjava e kaluar shënoi një nga nivelet më të larta të mbërritjeve gjatë këtij sezoni turistik.

Vetëm me tragetin e parë të së hënës kanë hyrë në territor rreth 750 persona, ndërsa një numër i ngjashëm pritet të mbërrijë edhe me lundrimin e dytë të planifikuar gjatë pasdites.

Krahas shtetasve shqiptarë, autoritetet konstatojnë edhe rritje të numrit të turistëve të huaj që zgjedhin Portin e Vlorës si pikë hyrëse. Ndër ta, numrin më të madh e përbëjnë turistët italianë.

Fluksi i lëvizjeve vjen në kulmin e sezonit veror, ndërsa pritshmëritë janë që numri i udhëtarëve të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.

Advertisement