Politike
Protesta në Tiranë, pika e ujit që mbush vazon/ Mustafaj: Ramës do tja hajë kokën arroganca
Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, deklaroi se besimi i tepruar dhe arroganca e kryeministrit Edi Rama po e çojnë qeverinë drejt gabimeve që, sipas tij, do t’i kthehen kundër.
Mustafaj u ndal te protestat dhe reagimi i qytetarëve ndaj qeverisjes, duke theksuar se shqiptarët po shkojnë përtej përkatësisë politike.
Sipas tij, arroganca e qeverisë dhe bindja se qytetarët do të heshtin po prodhojnë një reagim të kundërt. Mustafaj tha se qytetarët, përtej tifozllëkut partiak, po kuptojnë rëndësinë që kanë bashkitë në jetën e tyre të përditshme dhe se përkatësia politike nuk u sjell automatikisht shërbime më të mira.
Ai e cilësoi Tiranën si ‘pikën e ujit që e mbush vazon’, duke argumentuar se zhvillimet e fundit janë pjesë e një zinxhiri që, sipas tij, po e vendos qeverinë përballë pasojave të politikave të saj.
‘Një besim i tepruar i kryeministrit Rama do e çojë atë që pak e nga pak të bëjë gabime që do i kthehen kundër tij. Dhe është absolutisht arroganca e tij, për shembull në rastet e bashkive që ju përmendët, është një arrogancë e tmerrshme që mos të shohë pasojat e veprimeve të veta prej një besimi të tepruar që në çdo rast qytetarët do mbyllin gojën.
Qytetarët nuk po mbyllin më gojën. Edhe njëherë lajm i mirë për demokracinë, për Shqipërinë…
Partisë Socialiste sepse ata po e kuptojnë që për veten e tyre, që tifozllëku i partisë nuk do ua sjelli atyre shërbimet administrative më pranë, nuk do ua sjelli gjykatat, nuk do ua sjelli spitalet më pranë.
Pra, rëndësia e bashkive si qendër e administrimit politik të një zone të vogël, po njihet nga qytetarët dhe ata po shkojnë përtej tifozllëkut politik. Kjo është besimi i tepruar i Ramës që e ka shkaktuar këtë zinxhir. Një lloj, për Tiranën është pika e ujit gjithmonë që e mbush vazon, që e ka derdhur. Pra, në këtë aspekt besimi i tepruar po i kthehet kundër.
Ai është pak i çoroditur, është pak i trullosur, në qoftë se mund ta marrim në terma politikë, nga këto lëvizje që po e tejkalojnë. Ai sigurisht po përgatit përgjigjen e vet. Ne mos të gabojmë, askush prej nesh të mendojë që kjo lëvizje, këto lëvizje që po ndodhin do e hedhin menjëherë poshtë. Ai po përgatit përgjigjen e vet, por edhe ne si parti politike duhet ta parashikojmë përgjigjen e tij, të veprojmë përpara se të ndodhë, në mënyrë që të sjellim ndihmesën që mund të sjellë një parti politike, sepse edhe njëherë unë flas si përfaqësues i Partisë Politike.
Neve mund të ndihmojmë qytetarët që të zmadhojmë kauzat e tyre, që t’i japim atyre një impakt ndryshe, ata në rrugë, ne në institucione, qofshin këto ndërkombëtare, qofshin shqiptare, qoftë në transformimin e një rryme politike në ide, nëpërmjet mbështetjes që Partia Demokratike ka bërë për projektligjet që ata dëshirojnë.
Siç e dini shumë mirë, ne kemi krijuar një tryezë të madhe në parlament, sigurisht për shkak se jemi në opozitë të pamjaftueshme në realizimin e saj sepse qeveria nuk e pyet opozitën.
Por ne atë që mundemi, po mundohemi ta bëjmë. Dhe dua ta them dhe ta theksoj edhe një herë, dhe e theksoj kudo që shkoj, anëtarët e Partisë Demokratike që dalin në shesh po tregojnë sinqeritetin e angazhimit që kanë pasur ndër vite. Sepse edhe tentativat që bëjnë disa për ta quajtur protestën sikur është kundra opozitës, ndërkohë që nuk është, ata po i anashkalojnë në mënyrë që të përqendrohemi tek kundërshtari ynë i përbashkët.
Ne jemi në mbështetje të protestës gjithmonë, ka qenë një vijë… Ne kemi një problem në Partinë Demokratike shpesh, që është ajo zbritja kapilare e mesazhit. Kjo që po thoni deri diku është e vërtetë dhe po punohet shumë për ta ndryshuar këtë. Se si në mënyrë kapilare të zbresë mesazhi edhe të kuptohet, të shpjegohet strategjia nga qendra deri tek anëtari më i thjeshtë.
Pra, për ata që kanë pasur mundësinë ose kuptimin e mesazhit, e kanë kuptuar që nuk ka ndryshuar asnjëherë. Ne mbështesim protestën, siç kemi mbështetur çdo protestë kundra qeverisë. Sepse qëllimi ynë i përbashkët, në radhë të parë, na bën bashkë kundër diçkaje, që është Edi Rama. Pastaj qytetarët, në qoftë se rrëzohet Edi Rama dhe kanë zgjedhjen, kanë lirinë e tyre të votojnë kë të duan. Por qytetarët duhet ta kuptojnë diçka shumë të thjeshtë…
Saktësisht, të bëhemi një herë bashkë, sepse e vetmja gjë që ne mund të themi me siguri sot, është që 100% e njerëzve në atë protestë janë kundër Edi Ramës. Se sa mund të jenë kundra opozitës, le ta themi pra këto thirrje që bëjnë, sot nuk mund ta dijë askush se askush nuk e ka bërë studimin. Por ajo që jam i sigurt, 100% janë kundër’, u shpreh Andi Mustafaj