Rajon
Incidenti i papritur/ Kryeministri grek dërgohet në spital, ja gjendja e tij
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është dërguar në spitalin e Hanias të hënën, pasi është rrëzuar nga biçikleta.
Sipas raportimeve të mediave greke, Mitsotakis iu drejtua shërbimit ambulator pas incidentit, ku mori ndihmën e parë. Nga informacionet paraprake, ai dyshohet se ka dëmtuar dorën dhe ka pësuar disa gërvishtje dhe dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rrëzimit.
Pas mbërritjes në spital, kryeministri grek ka komunikuar me stafin mjekësor dhe personat e pranishëm. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali.
Sipas raportimeve, incidenti nuk ka shkaktuar dëmtime serioze dhe gjendja shëndetësore e Mitsotakis nuk paraqitet shqetësuese.