Connect with us

Aktualitet

Lamallari: Teknologjia, aleati kryesor i policisë për sigurinë rrugore

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga kontrollet në rrugë, ku teknologjia po përdoret për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari thekson se teknologjia është një prej mjeteve kryesore në dispozicion të Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas ministrit, radarët, dronët dhe automjetet inteligjente mundësojnë monitorimin e vazhdueshëm të lëvizjes në rrugë dhe evidentimin e shpejtësisë, shkeljeve dhe sjelljeve që mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Lamallari e lidh nevojën për forcimin e kontrolleve edhe me rritjen e numrit të turistëve dhe, rrjedhimisht, të qarkullimit të automjeteve në vend.

“Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia”, shkruan ministri, duke shtuar se përmes zbatimit të projektit #SmartCity synohet një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën e monitorimit të sigurisë rrugore dhe asaj publike në Shqipëri.

Advertisement