Aktualitet
Temperaturat mbi 42 gradë boshatisin Beratin, banorët: Nuk kemi kushte për ta përballuar
Temperaturat e larta të muajit Korrik e sidomos këto të 10-ditëve të para të ditëve të fundit, kanë qënë të papërballueshme.
Sot,rrugët e qytetit duken të boshatisura,ndërkohë që në Pedonale dhe rrugët me kalldrëm të përvëlon nxehtësia që përcjellin gurët.
Temperaturat,që sipas parashikimeve sot i kanë kaluar 42 gradë celsius në Berat,kanë bërë që qytetarët ti drejtohen hijeve të lulishteve,të freskohen në shatërvane ose t’i drejtohen ambienteve me kondicioner, ndërkohë që pjesa më e madhe e pensionistëve preferojnë ti kalojnë në shtëpi orët e pikut për të dalë e për t’u freskuar mbrëmjeve kur temperaturat janë disi më të përballueshme për ta.
Duket se i vemti ambient ku qytetarët beratas mund të freskohen këto ditë për të përballuar temperaturat e larta të ditëve është lulishtja e qytetit, brenda së cilës ndodhet edhe një shatërvan i vogël ku ata freskohen.
Banorët shprehen se hijet e pemëve të lulishtes janë i vetmi vend ku ata mund të freskohen,pasi me pensionet që marrin e kanë të pamundur të shkojnë nëpër plazhe,për shkak të çmimve të larta. Qytetarët pohojnë se temperaturat e sivjetshme janë më të lartat e shumë viteve të fundit, aq sa edhe në hije është tmerr nga vapa, ndërkohë që deklarojnë se edhe në shtëpi nuk kanë kushtet për ta përballuar vapën.