Connect with us

Politike

“Dilni urgjent jashtë!”/ Dy kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, kryeministri humbet durimin

Takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës është shoqëruar me debate lidhur me reformën e re administrative-territoriale dhe propozimet për bashkimin e disa bashkive.

Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetarët e bashkive Selenicë, Divjakë, Poliçan dhe Dimal, të cilët kanë shprehur kundërshtime ndaj ndryshimeve të propozuara dhe pasojave që mund të kenë ato për njësitë që drejtojnë.

Gjatë diskutimeve, situata është tensionuar veçanërisht në përballjen me kryetarët e bashkive Dimal dhe Poliçan. Kryeministri Rama ka kërkuar largimin e tyre nga mbledhja, pas përplasjeve gjatë diskutimit, ndërsa takimi ka vijuar me pjesëmarrjen e kryetarëve të tjerë.

Debate janë zhvilluar edhe me drejtuesit e bashkive Selenicë dhe Divjakë, kryesisht lidhur me ndikimin që bashkimi i njësive vendore mund të ketë në administrim dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Pavarësisht largimit të dy kryebashkiakëve, mbledhja ka vijuar dhe në fokus ka mbetur reforma territoriale dhe harta e re administrative.

Ndryshimet e propozuara pritet të përcaktojnë edhe të ardhmen administrative të disa bashkive, përfshirë Selenicën, Dimalin dhe Poliçanin, ndërsa kundërshtimet e drejtuesve vendorë vijojnë të jenë pjesë e procesit të konsultimit.

Advertisement