Kosova
Vera e vetmisë së madhe/ Pas vezëve, Albin Kurti dërgon një tjetër ftesë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar sërish liderët e partive politike në takim për të diskutuar rreth konstituimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Ai i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, atij të Partisë Demokratike, Bedri Hamza, si dhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke iu kërkuar që të mblidhen të gjithë së bashku rreth një tavoline, por nuk ka caktuar datë.
Kjo është ftesa e radhës që kreu në detyrë i qeverisë ua drejton liderëve të partive politike për të diskutuar rreth procesit të konstituimit të institucioneve në Kosovë.
Kosova është në krizë që nga zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, të pasuara nga zgjedhjet e parakohshme në dhjetor 2025 dhe ato të qershorit 2026. Për shkak të mungesës së konsensusit midis partive për konstituimin e institucioneve dhe për pozitën e presidentit, vendi ka mbetur në “autopilot” qe pothuajse 500 ditë.