Connect with us

Rajon

EMRI/ Në kërkim prej dy dekadash për vrasje, arrestohet shqiptari

Një 48-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur dy dekada më parë në kryeqytet, është vënë në pranga nga policia greke. Sipas raportimeve të mediave greke, i arrestuari është Geron Cecja, i lindur më 27 nëntor 1978.

Ndalimi i tij u realizua mesditën e djeshme gjatë një operacioni të ndërmarrë nga një task-forcë speciale e Departamentit të Kërkimit pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës (G.A.D.A.), në zonën e Filotheit në Athinë.

48-vjeçari akuzohet nga drejtësia shqiptare se në vitin 2006 ka vrarë me armë zjarri një bashkëatdhetar të tij në Tiranë.

Pas finalizimit të operacionit, Cecja është dërguar përpara Prokurorisë Publike kompetente në Athinë, ndërsa pritet të nisë procedura ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Advertisement