Connect with us

Politike

Ish-ministri socialist kritika Ramës: Do që të mbysësh çdo kundërshtim

Ish-ministri i PS-së Arben Malaj në postim në facebook, ka komentuar takimin plot tensione që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës. Në takim nuk munguan përplasjet me kryebashkiakët që bashkitë e tyre shkrihen me draftin e PS-së për Reformën Territoriale.

Malaj shkruan se takimi i Ramës me kryebashkiakët ka pasur qëllimin që të mbyste dhe ndalte çdo kundërshtim kundër draftit të propozuar dhe se vetëm ai vendos në këtë vend.

Më tej ish-ministri thekson në postimin e tij se ky model “ “mbretërie kryeministrore” do të vrasë akoma më shumë demokracinë dhe do të nxisë braktisjen e vendit.

“Mosreagimi këmbëngulës i banorëve dhe heshtja miratuese e disa kryetarëve e deputetëve është një provë e vërtetë e modelit “Shteti jam unë”, nënvizon ai në postimin e tij.

Postimi i plotë i Malajt:

Ishte imponim jo konsultim. Asnjë hapësirë për rishikim të variantit personal me 46 bashki.

Takimi i Ranës kishte vetëm një qëllim:

të mbyste çdo kundërshtim,

të ndalte apo zbehte çdo

revoltë dhe

të rrënjoste modelin se

“këtu vendos unë dhe

vetëm unë”.

Ky model qeverisjeje i një “mbretërie kryeministrore” do të vrasë akoma më shumë demokracinë,

do të kriminalizojë politikën dhe ekonominë dhe

do të nxisë zbrazjen e vendit.

Mosreagimi këmbëngulës i banorëve dhe heshtja miratuese e disa kryetarëve e deputetëve është një provë e vërtetë e modelit “Shteti jam unë”

Takimi me tensione me kryebashkiakët, ish-ministri socialist kritika
Advertisement