Connect with us

Kosova

Nga ‘lider fisesh’ në ‘mik’/ Kurti perkedhel Abdixhikun, qesh Osmani…

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka folur lidhur me deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ndër tjerash e cilësoi si ‘’mik’’ kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Osmani tha se i vjen mirë për ketë, përderisa para disa ditësh, Kurti e cilësonte Abdixhikun si ‘’lider fisesh’’, gjë të cilën, ish-presidentja e cilësoi si ‘’jo korrekte’’.

‘’Mua po më vjen që tani po e quan kryetarin Abdixhiku ‘’mik’’, kur në fakt kur para dy javësh, e krahasonte me lider fisesh, që ka qenë jashtëzakonisht jo korrekte. Unë kam qenë në ato takime, diskutimet kanë qenë shumë korrekte, prandaj ka qenë shumë jo korrekte që para mediave të dilet me cilësime të tilla, të cilat pastaj e dëmtojnë besimin e dëmtojnë mundësinë për bashkëpunim’’, ka thënë ajo

Osmani, ka thënë se Kurti s’ka pasur për qëllim që ta shoh si ‘’partnere’’ LDK’në, por që ta ‘’nënshtrojë’’ dhe ta ‘’poshtrojë’’ këtë të fundit.

“Oferta jo vetëm që nuk është serioze, nuk është parimore as e drejtë, e vlerëson LDK-në edhe më pak, qoftë në terma matematikorë apo politikë, e vlerëson më pak se sa partitë minoritare, partitë e komuniteteve joshumicë, e vlerëson më pak se sa çdo parti tjetër, është dëshmuar se nuk duan partneritet të sinqeritet, nuk dojnë në mirëbesim.  Janë ofruar 3 ministri, nuk është e vërtetë, kryeparlamentari do të ofrohej vetëm nëse nuk do të ishim në qeverisje. Në një situatë të tillë ku LDK nuk do të udhëheqte asnjërën nga tri institucionet, dhe do të kishte vetëm tri ministri, tregon se VV nuk ka dashur të qeverisë me LDK-në. Ka pasur për qëllim vetëm të nënshtrojë, poshtërojë LDK-në dhe jo ta shohë si partnere”, ka thënë ajo

 

Advertisement