Connect with us

Politike

“Demokratëve Evropianë” në PE të shqetësuar për Veliajn

Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) në Parlamentin Europian ka reaguar lidhur me çështjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke shprehur shqetësim për kohëzgjatjen e paraburgimit të tij dhe duke kërkuar respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e grupit e cilësojnë rastin e Veliajt si shqetësues për demokracinë shqiptare. Ata i janë bashkuar thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që në këtë çështje të respektohen prezumimi i pafajësisë dhe parimi i proporcionalitetit.

Sipas deklaratës, Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa akuzat zyrtare, sipas grupit, iu komunikuan vetëm në korrik të po atij viti, pas 163 ditësh paraburgim.

Reagimi i referohet gjithashtu vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila ka rrëzuar një vendim të Gjykatës së Lartë dhe ka kërkuar rishqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj Veliajt. Sipas grupit politik europian, ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi proporcionalitetin e masës në raport me mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.

“Ne i bashkohemi thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit”, thuhet në deklaratë.

Demokratët Evropianë kanë deklaruar se do ta ndjekin në vazhdimësi çështjen, duke theksuar se Shqipëria duhet të ecë drejt një të ardhmeje europiane të mbështetur te demokracia, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit, por edhe te garantimi i një drejtësie të paanshme, të pavarur dhe në përputhje me të drejtat themelore.

Reagimi vjen në një moment kur çështja e masës së sigurisë ndaj Veliajt vijon të jetë objekt i zhvillimeve gjyqësore në Shqipëri.

Advertisement