Connect with us

Bota

Spanja blindon kufirin, ushtarët në rrugë pas thirrjeve për një tjetër valë emigrantësh

Spanja ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë në enklavën e Ceutës, pas përhapjes së thirrjeve në rrjetet sociale për organizimin e një tjetër kalimi masiv dhe të paligjshëm të kufirit me Marokun.

Ushtarë janë vendosur pranë ndërtesave publike dhe supermarketeve, ndërsa automjetet e patrullimit janë pozicionuar në rrugët kryesore të enklavës. Masat vijnë pas postimeve online që pretendonin se pika kufitare mes qytetit maroken Fnideq dhe Ceutës do të hapej më 15 gusht, ditë feste zyrtare në Spanjë. Autoritetet marokene kanë nisur një hetim ndaj personave që publikojnë mesazhe që nxisin një valë të re migrimi, ndërsa janë marrë edhe masa parandaluese për të shmangur një tjetër përpjekje masive për kalimin e kufirit.

Alarmi rikthehet vetëm pak javë pas hyrjes masive të migrantëve në Ceuta më 30 dhe 31 korrik, ngjarje gjatë së cilës pati edhe viktima. Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 70 mijë nga 72 mijë migrantët që hynë në territorin e enklavës janë kthyer tashmë në Marok. Ndërkohë, autoritetet marokene u kanë kërkuar homologëve spanjollë të përshpejtojnë kthimin e të miturve të pashoqëruar. Rreth 1 mijë fëmijë ndodhen ende në territorin spanjoll.

Advertisement