✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Tani ose kurrë/ Sulmuesi shqiptar Armando Broja merr një tjetër shans për të bindur trajnerin

A ËSHTË KY SHANSI I FUNDIT PËR ARMANDO BROJËN?

Sulmuesi shqiptar merr një tjetër mundësi te Bërnli, pasi është përfshirë në skuadër për përballjen ndaj Uest Hemit.

Broja nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, por 24-vjeçari është mes alternativave në stol dhe mund të aktivizohet gjatë takimit.

Vendimi vjen pas deklaratave të trajnerit Niki Hejen, i cili kishte bërë të qartë se Broja nuk ka probleme fizike dhe se stafi teknik po përpiqet ta përshtatë me ekipin.

Sulmuesi shqiptar kishte mbetur jashtë skuadrës në ndeshjet e mëparshme, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij dhe hapësirën që do të ketë në ekip.

Tashmë, mundësia është aty.

Nëse Broja zbret në fushë ndaj Uest Hemit, minutat e tij mund të jenë vendimtare për të ndryshuar situatën.

Një paraqitje e mirë mund t’i japë më shumë hapësirë në skuadër, ndërsa një tjetër ndeshje pa minuta do ta bëjë edhe më të vështirë betejën e tij për një vend në formacion.

Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, sfida ndaj Uest Hemit mund të jetë më shumë se një ndeshje.

Mund të jetë momenti për të treguar se Broja është ende gati për të luftuar për vendin e tij.

Advertisement