Aktualitet
Tragjedi/ Ndërron jetë 85-vjeçari shqiptar pas një arresti kardiak në aeroport
Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në aeroportin “Marconi” të Bolonjës në Itali, pasi pësoi një arrest kardiak. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa avioni i linjës nga Tirana ishte duke kryer fazën e uljes në pistë.
I moshuari po udhëtonte i shoqëruar nga familjarët e tij dhe për shkak të problemeve të mëparshme shëndetësore, kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore në momentin e mbërritjes. Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua papritur gjatë uljes.
Ekipet e urgjencës 118, të cilat po e prisnin në pistë, ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e primare, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 85-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e Policisë së Shtetit për të dokumentuar rrethanat. Nga të dhënat e para, ngjarja po trajtohet si një vdekje për shkaqe natyrore.