Connect with us

Kronike

Sekondat tragjike në Durrës, makina ngjitet në trotuar dhe merr përpara 66-vjeçarin

Zbardhet dinamika e aksidentit fatal të regjistruar në Durrës, ku humbi jetën 66-vjeçari Fezi Dine.

Nga pamjet shihet momenti kur 26-vjeçari Aldi Talelli, drejtues i një taksie, parakalon fillimisht automjetin në vijat e bardha. Pak çaste më vonë, makina duket se humbet kontrollin, del nga rruga dhe ngjitet në trotuar.

Në atë moment, në trotuar ndodheshin disa qytetarë, mes tyre edhe një vajzë e vogël. Automjeti përfundon në pjesën e biznesit dhe përplas 66-vjeçarin Fezi Dine.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit shihet ende brenda automjetit, ndërsa makina lëviz edhe në drejtim të kundërt. Ai nuk del nga mjeti, ndërkohë që qytetarët afrohen për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

66-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të jenë pjesë e rëndësishme e hetimit për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe përgjegjësive për aksidentin.

 

Advertisement