Connect with us

Aktualitet

Shqipëria nën kërcënimin e flakëve, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë për Media dhe Informim, ka bërë një përditësim të bilancit sa i përket situatës së zjarreve, gjatë orëve të fundit. Ku raporton se deri në orën 14:00 janë regjistruar 12 vatra zjarri, prej të cilave 7 mbeten aktive, dhe 3 janë në monitorim.

Sipas njoftimit të bërrë në operacionet e shuarjes janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Më tej janë bërë më dije situatat specifike në zonat e prekura nga zjarret, ku më konkretisht:

Mali i Dajtit, Tiranë – vijon operacioni me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Gurë-Lurë, Dibër – angazhim i 180 forcave bashkiake, 15 forcave policore, 30 efektivëve të FA dhe 2 avionëve Air Tractor. Nuk ka rrezik për banesat.
Qafë Helmës – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon vetëm drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara.
Bruç, Mat – operacioni vijon në terren të vështirë, pa rrezik për banesat.
Lufaj, Mirditë – strukturat vijojnë punën në terren; 2 mjete zjarrfikëse të FA janë në gatishmëri pranë banesave në lagjen Caraj.
Fushë-Lajë, Pukë – vijon operacioni me forca të MZSH-së, strukturave pyjore e bashkiake, vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Advertisement