Connect with us

Kronike

Përplasje e frikshme në Unazën e Madhe/ Karrotreci përmbyset bashkë me fadromën, një i plagosur

Një aksident i frikshëm është regjistruar sot në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të Farkës, ku janë përplasur dy mjete dhe më pas janë përmbysur në rrugë.

Në aksident është përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë, i cili transportonte një fadromë me anë të një karrotreci.

Përplasja ka bërë që të dy mjetet të përmbysen, duke krijuar një situatë të rrezikshme në një prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka viktima. Një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment të Unazës së Madhe është bllokuar për disa minuta, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës dhe largimin e mjeteve nga rruga.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit pritet të përcaktohen pas hetimit të kryer nga autoritetet.

Advertisement