Connect with us

Bota

LAJMI I FUNDIT/ KUSHNER MESAZH HAMASIT: SHBA KUNDËR ZHVENDOSJES SË POPULLSISË NGA GAZA

Një zhvillim i rëndësishëm vjen nga negociatat për Gazën. Jared Kushner i ka përcjellë drejtuesve të Hamasit se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çdo plan për zhvendosjen e popullsisë së Rripit të Gazës, sipas një burimi palestinez të cituar nga Al Jazeera.

Mesazhi është dhënë gjatë takimit të zhvilluar në Kajro mes Kushner dhe delegacionit të Hamasit, të drejtuar nga Khalil al-Hayya. Takimi zgjati rreth dy orë dhe kishte në qendër planin amerikan për fazën e ardhshme në Gaza.

Plani parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe kalimin e administrimit civil te një strukturë palestineze teknokratike. Pikërisht radha e këtyre hapave mbetet nyja kryesore e përplasjes: Netanyahu kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit përpara tërheqjes izraelite, ndërsa Hamasi kërkon që Izraeli të përmbushë më parë angazhimet për tërheqjen dhe ndalimin e sulmeve.

Pas takimeve në Kajro, Kushner zhvilloi sot bisedime disaorëshe edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, në përpjekje për të zhbllokuar planin amerikan.

Qëndrimi për moszhvendosjen e palestinezëve, nëse konfirmohet edhe zyrtarisht nga Uashingtoni, do të përbënte një element të rëndësishëm politik në negociatat për të ardhmen e Gazës.

Advertisement