Kronike
Sherr në Durrës/ I riu plagoset me kaçavidë, dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme, ku një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës (kaçavidë) pas një konflikti në zonën e Plazhit.
Raportohet se, i plagosuri, rreth 30 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital dhe është futur menjëherë në sallën e kirurgjisë. Për momentin nuk ka informacion lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka konfirmuar se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes të riut dhe një personi tjetër.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur mbledhjen e provave, si dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për konfliktin. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.
Hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun dhe dinamikën e konfliktit, ndërsa priten informacione të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të të plagosurit.