Connect with us

Kronike

TRAGJEDIA NE DURRES, HUMB JETEN ÇIFTI I SAPOMARTUAR

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre persona.

Viktima Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.

Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni.

Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement